Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryesinë e Kuvendit në një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në takim do të diskutohet për ndryshimet ligjore për çështjen e Teatrit dhe për koordinimin e ditës së nesërme në Kuvend.
Takimit i është bashkuar edhe relatori i ligjit për Teatrin, Ilir Beqja. Gjithashtu të pranishëm janë edhe Veliaj, Vali Bizhga dhe Ëngjël Agaçi.
Nesër në Kuvend do të votohet projektligji për çështjen e Teatrit.
Gjithashtu në parlament do të raportojë edhe kryeprokuroja Arta Marku.