Uragani “Florens” shndërron resortin turistik në qytezë fantazmë

0
533
Waves from Hurricane Florence pound the Bogue Inlet Pier in Emerald Isle N.C., Thursday, Sept. 13, 2018. (AP Photo/Tom Copeland)

Uragani “Florens” ka përfshirë bregdetin juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për kushte që rrezikojnë jetët e njerëzve. Shumë njerëz në zonën e përfshirë nga uragani kanë zgjedhur të largohen, ndërsa të tjerë janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Rrugët në qytezën bregdetare Myrtle duken të pastruara, shëtitorja e këtij destinacioni turistik mjaft popullor duket tërësisht e zbrazur, ndërsa hotelet pranë plazhit janë mbyllur.

Një vend normalisht plot jetë e gjallëri, duket si qytezë fantazmë.

Uragani “Florens” po i afrohet bregdetit juglindor dhe ndonëse shkalla e tij është ulur në stuhi të kategorisë së dytë, sërish mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme.

Për t’i paraprirë më të keqes, autoritetet vendase kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për jetën, që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura, përmbytjet dhe erërat e fuqishme.

Më shumë se një milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen në vende të sigurta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here