Çfarë po ndodh me RENEA në Divjakë? Artan Hoxha zbërthen aksionin: Orgest Bilbili personi i dytë në kërkim

0
543

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA për të kapur dy persona të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas tij përveç Laert Haxhiut personi tjetër që kërkohej ishte Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lusnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017.

Çfarë dini nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm?
Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, është ndjekur e njëjta taktikë si në Nikël. RENEA ka dashur të fusë në rrethim një zonë ku fshiheshin dy persona me rrezikshmëri të lartë. Informacionetjanë marrë që dje pasdite për këta persona. Policia lokale nuk e mori përsipër operacionin dhe u desh ndërhyrja e specialëve.

Ndryshe nga Shkodra pati bashkëpunim mes dy policisë?

Operacioni është vonuar 9 apo 10 orë. Me ardhjen e forcave speciale është bërë një plan masash. Ata nuk ndërhyjnë pa pasur një plan të qartë. Në orët e para të mëngjesit është bërë rrethimi i zonës në Remas deri sa u lokalizua banesa. Informacioni ka qenë i saktë që në këtë banesë fshiheshin personat e kërkuar Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Janë persona të dënuar disa herë për vrasje dhe plagosje dhe dyshohet të jenë autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje e ndodhur një vit më parë në qendër të qytetit. Banesa përdorej si bazë nga dy autorët, njihen për lidhje miqësie me këta persona. Kjo është tentativa e 14 e dështuar e policisë për t’i arrestuar

Kaq e vështirë është që të kapen?
Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here