Artan Hoxha nxjerr detajet tronditëse: I shpëtojnë policisë për herë të 14-të!!! Kush po i dekonspiron aksionet e RENEA-s?

0
597

Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA

Sipas Hoxhës, që nga marrja e informacionit deri në momentin e ndërhyrjes së RENEA-s kanë kaluar 10 orë dhe ka dyshime të forta që operacioni të jetë dekonspiruar. Ai thotë se dy personat me rrezikshmëri të lartë në Lushnje i kanë shpëtuar për herë të 14-të policisë.

“Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet” tha Hoxha në Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here