Dhurata e çuditshme që i ka bërë Berluskoni Obamës kur ishte në pushtet

0
496

Nga shënimet e bëra që nga viti 2009 në Raportin e Regjistrit Federal të Dhuratave të Njësisë së Protokollit të Shteteve të Bashkuara, i cili regjistron sendet e dhëna nga personalitete të huaja për punonjësit federalë këto janë disa nga dhuratat që u janë bërë presidentëve amerikanë.

Tavolinë e madhe kristali me një imazh të flamurit amerikan, për Barack Obama nga Silvio Berluskoni.
Statuja e bronztë, 1.2 m e lartë, e Abraham Lincoln-it, për Barack Obama nga Kina.
Busti i një femre me gjoks të zbuluar i gdhendur në dhëmb elefanit, për Joe Biden nga Liberia.
Pikturë në kornizë e një zogu dodo, me temina dhe gurë, për Hillary Clinton nga Mauritania.
Përparëse e kuqe, e bardhë dhe argjendtë; një shishe Sulwhasoo Balancing Water, për Michelle Obama nga Koreja e Jugut.
Letra bixhzoi “Witcher 2” dhe pesë zare druri në një kuti të zezë me emblemën “Witcher “, për Barack Obama nga Polonia.
Një ‘kockë’ mbllaçitëse për qenin me imazhin e flamurit britanik , për Barak Obamën dhe familjen nga Mbretëria e Bashkuar.
Një USB me porosi, për Barack Obama nga David Cameron.
Disk i Stevie Wonder; gjashtë thika bifteku; katër filxhanë Krishtlindjeje, për Barak Obama nga Brunei.
Biçikletë bambuje, për në Barack Obama nga Filipinet.
Portret i Bill Clinton, për Hillary Clinton nga Kolegji Kombëtar i Arteve të Pakistanit.
Një shall verdhë e zi me portretin e Presidentit Obama, për Hillary Clinton nga Tanzania.
Njëzet kapele të bardha bejsbolli me imazhin e Presidentit Obama, për Barak Obamën nga Zanzibari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here