Vuçiq në Kosovë: Liqeni i Ujmanit, jetik për serbët dhe shqiptarët

0
652

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur edhe zyrtarisht vizitën dyditore në veri të Kosovës. Pas orës 14:00, Vuçiq, i shoqëruar edh nga Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërnjak që ndodhet në komunën veriore të Zubin Potokut. Aty ai është pritur nga përfaqësuesit politik të serbëve nga komunat veriore të cilët po e shoqërojnë gjatë vizitës.

Eskorta e Vuçiqit po sigurohet nga Policia e Kosovës.

Pas qëndrimit te Qendra Ekologjike Sportive në Zubin Potok, ndalesa kryesore e Vuçiqit ishte te Liqeni i Ujmanit apo siç njihet ndryshe edhe si Liqeni i Gazivodës.

Aty Vuçiq tha se Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Andaj, sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët.

“Mendoj se në Gazivodë (Ujman) shihet më së miri pesha e problemit me të cilin ballafaqohemi”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka ardhur në Kosovë me idenë që të ruhet paqja, stabiliteti dhe t’i vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për problemet shekullore ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Duhet ta ruajmë paqen dhe të shikojmë kah e ardhmja”, tha Vuçiq, duke nënvizuar se ceshtja e kufijeve, e cila aktualisht po bëhet temë kryesore në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, do të jetë më pak të rëndësishëm në Evropë.

Vuçiq ka komentuar edhe deklaratat e para pak ditëve të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila tha se e respekton integritetin territorial dhe u shpreh kundër idesë së shfaqur nga Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim apo ndryshim të kufirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here