Sesioni i dytë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, starton më datë 10 shtator. Këtë sesion e çel prof. Dhori Qiriazi me temën: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigopulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”. Sikurse në sesionin e parë, konferenca ndërkombëtare albanologjike, do të zhvillohet në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, Ligjëratat do të mbahen nga studiues, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Në datat 1-3 nëntor, do të ketë një sesion përmbyllës shkencor që do t’i japë mundësinë studiuesve të tjerë, të kontribuojnë me referate dhe kumtesa më të shkurtra në një kuadër më klasik. Ligjëratat dhe kumtesat e konferencës ndërkombëtare albanologjike, do të jenë objekt botimi në kuadrin e Akteve të Konferencës, të cilat do të përgatiten gjatë vitit 2019. Më datë 9 maj, startoi sesioni i parë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Sesioni i parë nisi me ligjëratën e prof. Aurel Plasari nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Në sesionin e parë nga data 9 maj deri në 30 qershor mbajtën ligjërata studiues, të cilët shtjelluan gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Çdo ligjëratë pasohej nga një moment debati shkencor me pyetje, përgjigje dhe komente. Në fund të sezonit të parë, Tomi Frashëri, kryetari i sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut bëri me dije se ligjërata e profesor Ivano Cavallinit dedikuar “Skënderbeut dhe muzikës”, e patrajtuar më parë, mbylli sesionin e parë të konferencës albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar. Sesioni i parë pati një pjesëmarrje të gjerë profesorësh dhe studiuesish të specializuar në studimet mbi Skënderbeun dhe epokën ku jetoi e të gjurmëve që la pas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here