Asambleja e PS/ Këto janë kriteret për kandidatët e këshillave të bashkive

0
592

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së djeshme, përpos të tjerave, ka miratuar edhe një dokument, në të cilin parashikohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në zgjedhjet lokale të 2019. Dokumenti parashikon që kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste duhet të plotësojnë pikësëpari kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë, Kodin Zgjedhor dhe statutin e PS. Gjithashtu, kandidatë, sipas dokumentit të miratuar, duhet të kenë kontribut e angazhim politik, njohuri për programin dhe politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor, arsim të lartë si dhe të zotërojnë aftësi të spikatur profesionale dhe menaxhuese. Për t’u bërë pjesë e parlamenteve vendore, kandidatë duhet gjithashtu të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktivë dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit. Dokumenti parashikon që kandidatët duhet të kenë integritet të lartë dhe kurajo civile për të luftuar korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here