Supergoli i Xhakës nënshtron Izraelin, Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve

0
616

Shqipëria e ka nisur me këmbën e mbarë kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Izraelin.

Një ndeshje me shumë raste për të dyja skuadrat, por që u vendos nga supergoli i Taulant Xhakës në minutën e 55-t. Pas një zbritje të shpejtë mesfushori merr një top në hyrje të zonës të cilin e godet menjëherë duke shtangur portierin.

Në minutat në vijim miqtë u përpoqën të gjenin golin e barazimit, por nuk ia arritën. Në të njëjtën kohë edhe ekipi i drejtuar nga Panucci rrezikoi, me Hysajn që humbi një rast të pastër.

Me këtë fitore Shqipëria merr renditjen e Grupit 1 në Ligën C, por kujtojmë që Skocia nuk ka luajtur akoma. Me britanikët skuadra kuqezi do të përballet pas 3 ditësh, në transfertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here