Google search engine
Home Kronike Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

0
40

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhës, në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas informacioneve paraprake, disa biznese dhe automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit. BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar pamjet e para nga kjo ngjarje.

 

Dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga policia, raporton gazetari i News24, Elidon Ndreka.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here