Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta gjatë fjalimit të tij në kuadër të Bordit të Paqes, duke theksuar se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forcave policore në Gaza për të mbikëqyrur një proces paqeje.
“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n,” u shpreh Trump, duke shtuar se Norvegjia ka rënë dakord të presë një event të rëndësishëm të Bordit të Paqes.
Trump deklaroi se synimi i tij kryesor është arritja e paqes, jo fitimi i çmimeve ndërkombëtare. “Mendova se do të më jepnin Çmimin Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime, por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do ta përdor këtë aftësi. Dua të shpëtoj jetë,” tha ai.
Sipas presidentit amerikan, janë angazhuar 2 miliardë dollarë fonde për Gazën, ndërsa Japonia ka premtuar organizimin e një konference donatorësh. Ai shtoi se edhe Kina dhe Rusia mund të përfshihen në nismë, ndërsa përmendi edhe FIFA-n si pjesë të një plani për mbledhjen e fondeve në vlerë miliardash euro.
Duke iu referuar vendeve pjesëmarrëse, Trump falënderoi Indonezinë dhe Marokun, ndërsa theksoi se Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kanë premtuar trupa dhe forca policore për misionin në Gaza.
“Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme,” deklaroi ai, duke shtuar se është koha që edhe Irani t’i bashkohet përpjekjeve për stabilitet në rajon.
Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm. “Nëse nuk arrihet marrëveshja, gjëra shumë të këqija do të ndodhin,” përfundoi ai, duke shtuar se së shpejti do të bëhen publike detaje të tjera dhe se ai vetë mund të vizitojë Gazën.
Donald Trump: Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.
Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.








































