Google search engine
Home Politike Drejtesi Abuzim me tendera qindra mln euro/ SPAK hetim pasuror ndaj Belinda Ballukut

Abuzim me tendera qindra mln euro/ SPAK hetim pasuror ndaj Belinda Ballukut

0
6

Teksa këshilli për rregulloren mandatet dhe imunitetin pritet të mblidhet me datë 23 shkurt për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar zv.kryeministren Belinda Balluku, prokurorët e posaçëm kanë avancuar në veprimet e tyre, pasi po kryejnë hetime mbi pasurinë e ministres dhe personave të bashkëlidhur me të.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion pranë institucioneve të ndryshme, si Kadastër, ILDKPI apo banka të nivelit të dytë, lidhur me pasurinë e numrit dy të qeverisë, si dhe personave të tretë, mbi të cilët janë ngritur dyshime.
Prokurorët ende nuk kanë nisur letërporosi jashtë vendit, por teksa po gjurmojnë çdo transfertë të mundshme bankare, në javët në vijim mund të lindë nevoja të kërkohet informacion në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Njehërazi po vlerësohen të gjitha të dhënat që janë siguruar përmes kqyrjes së celularëve të njerëzve të besuar të Belinda Ballukut apo biznesmeneve të ndryshëm, veprime që u kryen gjatë javëve të fundit të dhjetorit 2025 dhe janarit 2026.

Prokurorët e posaçëm po hetojnë njëherazi të gjitha kompanitë që kanë fituar tenderat, që sipas tyre dyshohet ti ketë paracaktuar Belinda Balluku dhe vartësit e saj.

Gjatë kontrolleve në këto kompania janë sekuestruar dokumente, libra të shitje blerjeve si dhe pajisje kompjuterike, që po vlerësohen nga prokurorët e posaçëm. Çdo provë e re që mnund të rëndojnë pozitën e Belinda Ballukut do të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. Zv.kryeministrja e cila është e pezulluar nga ushtrimi i funksioneve akuzohet për paracaktim të tenderave të rrugëve në vlerë miliona euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here