Prokuroria e Apelit ka ankimuar vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin, këngëtarin dhe së fundmi aktorin shkodran.
Ejlli rezulton se nga shkalla e parë ka marrë një vendim me 1 vit burg për veprën penale të falsifikimit të dokumentave. Ky vendim u ankimua në shkallën e dytë, ku Apeli, më 8 Maj 2025, vendosi ta shpallë të pafajshëm.
Tashmë dosja në ngarkim të tij ndodhet në Gjykatën e Lartë, ndërsa relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj.
Bashkë me Luiz Ejllin është dënuar edhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.
Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit, ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive, ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.









































