“Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

0
28

Drama “Gruaja me sirtarë” solli në skenë historinë e një gruaje të dhunuar dhe të trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj. “Gruaja me sirtarë” vepër e autores së mirënjohur Anisa Markarian dhe me regji nga Suela Bako u shfaq me sukses përpara artdashësve durrsakë, që mbushnin sallën e QKF.

Për këtë shfaqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shprehet se përcolli emocione te publiku në sallë. “Nën interpretimin e shkëlqyer të Mimoza Marjanakut dhe Romir Zallës e me regji të Suela Bakos, drama përcolli emocione të forta tek publiku durrsak, duke e bërë këtë premierë një ngjarje kulturore të veçantë”, thuhet ndër të tjera nga Sako, në një postim në rrjete sociale. Premiera e re produksion i këtij teatri në Durrës është dhe një tjetër bashkëpunim me shkrimtaren dhe aktoren e mirënjohur Anisa Markarian. Drama sociale “Gruaja me sirtarë” që trajton historinë e Vesës, një grua me fëmijëri të trazuar dhe një jetë bashkëshortore të dhunshme e të nënshtruar, e cila gjen forcën të rimëkëmbet psikologjikisht për të rivënë në vend dinjitetin e cënuar u shfaq më 24 dhe 25 nëntor.

Skenografia dhe kostumet Alketa Tragaj Myshketa, këngëtare Kiara Juba. Drama “Gruaja me sirtarë” një ndër premierat e reja këtë sezon artistik me regji nga Suela Bako, që është edhe produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pasuroi edhe kalendarin artistik të qytetit bregdetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here