5 të plagosurit nga konflikti në Laç, kush janë 2 të rinjtë në rrezik për jetën te Spitali i Traumës

0
23

Pas incidentit të armatosur që ndodhi në qytetin e Laçit, pesë persona janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku kanë marrë trajtim mjekësor. Të gjithë të plagosurit kanë pësuar plagë nga armë zjarri në gjymtyrët e poshtme.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve është si më poshtë:

Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe – Jashtë rrezikut për jetën. Po qëndron nën vëzhgim mjekësor për ndjekje të mëtejshme.

Amarildo Ndoj, 26 vjeç – Në gjendje të rëndë shëndetësore. Po trajtohet në repartin e terapisë intensive.

Geri Bitri, 24 vjeç – Gjithashtu në gjendje të rëndë. Mjekët po bëjnë përpjekje për stabilizimin e parametrave jetësorë.

Liridon Ismaili, 26 vjeç – Në gjendje të stabilizuar, por ndodhet nën monitorim intensiv.

Daniel Gjeloshi, 26 vjeç – Po ashtu në gjendje të stabilizuar dhe nën mbikëqyrje mjekësore të vazhdueshme.

Çfarë ndodhi në Laç?

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve në qytetin e Laçit. Policia e Kurbinit ka njoftuar se autori i dyshuar është identifikuar dhe puna për kapjen e tij vijon me intensitet.

Disa orë pas të shtënave, efektivët e policisë kanë gjetur armën e krimit, një pistoletë, e cila ishte hedhur në një kantier ndërtimi jo shumë larg vendngjarjes. Hetimet janë në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here