Arrestimi i shefit të Rrugores Roven Zeka, SPAK sekuestron pamjet filmike të kamerave në bllokun e sigurisë

0
2

SPAK ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në bllokun e sigurisë pas arrestimit të shefit të Rrugores Roven Zeka.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se sekuestrimi është bërë për shkak se ka të dhëna se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me Zekën.

Kontakt me shefin e Rrugores kanë pasur një drejtor policie dhe tre shefa komisariati, gjë që nuk lejohet nga ligji pasi Zeka është i dyshuar për korrupsion.

Ndërkohë është sekuestruar edhe celulari i një biznesmeni po për të njëjtën çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here