Një pikë larg nga titulli kampion në Premier League/ Manchester United barazon në limite, Liverpool

0
12

Liverpooli ka mundësinë që për herë të 20-të të shpallet kampion i Anglisë, teksa u mjafton vetëm një pikë kundër Tottenham. Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 34-t. Ndërkohë që Manchester United dhe Bournemouth barazuan 1-1.

Në “Vitality Stadium” Bournemouth dhe Manchester United barazuan 1-1. Ndeshja u zhbllokua pas 23 minutave me golin e Semenyo për vendasit. Vendimtare edhe minuta e 70-të kur Bournemouth mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Evanilson. Paçka se United u hodh në sulm, goli i barazimit erdhi vetëm në ekstremin e sfidës. Duhej Hojlund në shtesën e gjashtë që të barazonte për 1-1.

Sezon i dështuar për United që me 39 pikë pozicionohet në vendin e 14-të. Ndërkohë që Bournemouth me 50 pikë mban pozitën e 10-të.

Premier League, raundi 34:

E diel, 27 prill 2025

15:00 Bournemouth 1-1 Manchester United

17:30 Liverpool – Tottenham

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here