Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH. Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike. Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë.
“Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.
Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.
Votat e marra nga kandidatët në votimin e parë:
Flamur Buçpapaj – 1 votë
Kliton Rama
Zoje Jakaj (Marashi) – 2 vota
Jetmir Shpuza
Laureta Roshi
Ermal Hoxha – 1 votë
Eni Vasili – 5 vota
Harrila Koçi
Engjëllush Musai – 2 vota
Mimoza Haxhiaj
Elton Metaj
Enrik Mehmeti