SPAK nis hetimet, sekuestron dokumentet e tenderit të tunelit të Llogarasë

0
12

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka supervizuar ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”.

Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill Internacional N.V dhe kompania Net Group e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here