“Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar!” në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”

0
13

Shfaqja “Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar!” do të vijë në muajin shkurt nga artistët e cirkut. Kjo shfaqje u dha dhe vjet në muajin dhjetor dhe rikthehet sërish për fëmijët dhe të rriturit . Cirku Kombëtar bën me dije se shfaqja këtë herë do të jetë tek “ArTurbina” pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë. “Ejani të shijoni një shfaqje magjike për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar! Ju mirëpresim më 1, 2, 8 dhe 9 shkurt tek Art Turbina, pranë Teatrit Kombëtar”, thuhet nga Cirku Kombëtar.

E organizuar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Cirkut Kombëtar, artistët në dhjetor performuan për të pranishmit një sërë numrash akrobacie, shpejtësie, kënge, balet, etj. Pas kësaj shfaqje që do të jetë në ditët e para të muajit që vjen të tjera shfaqje do të vijojnë nga artistët e Cirkut Kombëtar. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel.

Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”. Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here