Google search engine
Home Kronike Policia në alarm në Astir, vajza denoncon dhunën dhe izolimin, gjenden armë...

Policia në alarm në Astir, vajza denoncon dhunën dhe izolimin, gjenden armë dhe jelek antiplumb

0
78

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja që alarmoi policinë e Tiranës në zonën e Astirit, pas telefonatës së një vajze 20-vjeçare.
E reja u shpreh se ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament, i cili ishte marrë me qira.
Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta në apartamentin ku u gjet 20-vjeçarja u gjet edhe një jelek antiplumb.

Sakaq, në apartamentin ngjitur, i cili u kontrollua po ashtu nga policia u gjetën dy armë zjarri tip pistoletë, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

Dyshohet se e reja ka qenë në prani të disa personave të tjerë, të cilët më pas janë larguar, ndërsa dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here