Google search engine
Home Kulture Vendbanimi palafit në Lin shpallet “Pasuri kulturore”, qeveria vendime edhe për zonat...

Vendbanimi palafit në Lin shpallet “Pasuri kulturore”, qeveria vendime edhe për zonat arkeologjike në Shkodër e Vlorë

0
66

Zona arkeologjike në fshatin Lin të Pogradecit, si dhe zonat arkeologjike në qytetin e Shkodrës apo dhe në Vlorë u përfshinë një ditë më parë në vendimet, që mori këshilli i ministrave. Këshilli i ministrave vendosi një ditë më parë deklarimin “Pasuri kulturore” të zonës arkeologjike nënujore të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec. Në mbledhjen e radhës nga qeveria u miratua po ashtu zonifikimi i zonës arkeologjike nënujore “A” të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), si dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone.

Po ashtu në mbledhjen e së mërkurës u miratua edhe deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” e dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) të qytetit të Shkodrës. Bashkë me zonifikimin e këtyre zonave arkeologjike sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre. “Pasuri kulturore e paluajtshme” u deklaruan po ashtu edhe dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) në qytetin e Vlorës, për të cilat u miratua po ashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Këto vendime që mori këshilli i ministrave në mbledhjen e radhës për disa zona arkeologjike në vend hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës një vit më parë konfirmuan se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here