Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin përrallor

0
17

Shtëpitë tradicionale të këtij qyteti – të përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 2008 – vazhdojnë të jenë të banuara, shkruan Carmen Giró në një artikull të botuar në revistën spanjolle “La Vanguardia”.

Një kaskadë fasadash që zbresin shpatin e kodrës të kurorëzuar nga një Kala. Thirrja e myezinit nga xhamia, një kishë e vogël plot me afreske bizantine. Të gjitha këto i gjeni në Berat, një nga xhevahirët e Shqipërisë dhe pa dyshim, një nga qytetet më të bukura të vendit!

Mes rrugëve të pjerrëta, këmbësorët mund të përjetojnë ndërthurjen e kulturave në zonë.

Xhamitë, kishat ortodokse dhe afresket bizantine bashkëjetojnë me një gastronomi të pasur dhe të shëndetshme.

Berati është shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2008 dhe me të drejtë!

I gjithë qyteti, një qytet shumë i madh dhe i vjetër, është ruajtur në mënyrë të përkryer.

Shtëpi tipike të arkitekturës osmane, fasadat e bardha të të cilave me mijëra dritare zbresin në dy shpatet e luginës, të japin ndjesinë e një ujëvare harmonike.

Pavarësisht se është një qytet me bukuri të jashtëzakonshme, ai nuk është një qytet muze

Shumë prej këtyre shtëpive janë ende të banuara dhe shumë të tjera janë shndërruar në hotele të vogla.

Në të dyja rastet mund t’i vizitoni nga brenda, pasi banorët e Beratit janë krenarë për trashëgiminë e tyre kulturore.

Disa prej tyre konsiderohen vende-muze dhe u tregohen vizitorëve që dëshirojnë të qëndrojnë në shoqërinë e çajit dhe biskotave, ndërsa admirojnë tavanet e gdhendura prej druri me dekorime dhe qoshet e dizajnuara për t’u ulur ose çlodhur.

Pavarësisht se është një qytet me bukuri të jashtëzakonshme, ai është larg të qenit një qytet muze. Përkundrazi, në rrugët e tij ka shumë “përditshmëri”.

Zona e re është shtëpia e ndërtesave moderne, ku familjet jetojnë dhe shëtisin nëpër qytetin e vjetër të zhytur në histori dhe traditë.

Kalaja e banuar

Berati ka një histori 2400 vjeçare – megjithëse rëndësia e tij fillon që në mesjetë kur osmanët e pushtuan.

Qyteti dominohet nga një Kala e shekullit XIII, e vendosur në majë të malit.

Një grup rrugësh të ngushta rrotullohen midis shtëpive dhe kishave të vogla, që rrethojnë Kalanë.

Kalaja ende banohet nga qindra familje, që do të thotë se dera është gjithmonë e hapur dhe shpeshherë nuk kërkohet tarifë hyrjeje.

Nga maja e Kalasë mund të admironi pamjen panoramike të qytetit dhe të gjithë luginës.

Muri mbyll perimetrin e labirintit, përmes të cilit është e lehtë të humbasësh, megjithëse në fund, të gjitha shtigjet të çojnë në sheshin kryesor të Kalasë.

Brenda territorit të Kalasë mund të shihni rrënojat e strukturave mbrojtëse, mbetjet e xhamisë së bardhë dhe Kishës së “Shën Mërisë së Vllahernës“- më e vjetra në Berat.

Kisha e Trinisë së Shenjtë ndodhet jashtë murit, në një shpat të pjerrët.

Kisha e “Shën Mërisë së Vllahernës“- është kisha më e vjetër dhe një nga vendet ku mund të përjetoni përvojën unike të turizmit në Shqipëri: vende pothuajse të fshehura dhe të mbyllura.

Kjo kishë e vogël ishte gjithashtu një manastir në shekullin XII – e cila u shkatërrua pjesërisht nga një tërmet.

Në shekullin XVII, muret e saj ishin të mbuluara me afreske bizantine, megjithatë shtresat e afreskeve të shekullit XIII mund të shihen ende.

Mozaiku në dysheme simbolizon diellin atmosfera është magjike dhe misterioze.

Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri

Përveç shtëpive, muret fortifikuese strehonin 42 kisha, nga të cilat kanë mbetur vetëm tetë.

Vetëm një u shpëtua nga mbyllja dhe braktisja – gjatë periudhës komuniste, e cila e dekretoi Shqipërinë si një vend ateist në 1967.

Dëshmi për këtë është Kisha e Shën Gjergjit e shekullit XIV, e rinovuar – megjithëse në kohën e komunizmit shërbente si restorant; apo rrënojat e Xhamisë së Kuqe, të dëmtuara rëndë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kisha që u shpëtua nga braktisja në kohën e ateizmit shtetëror ishte Kisha e Virgjëreshës Mari – ku ndodhet muzeu ikonografik i Onufrit, piktorit më të shquar të ikonave në Shqipëri.

Në këtë kishë vizitorët mund të admirojnë kompleksin e tempullit me një ikonostas druri të mbuluar me fletë ari – me ikonat e vendosura në dy rreshta – dhe në dyer, tre ikona të Onufrit.

Ky ikonostas konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të mjeshtërve të gdhendësve shqiptarë.

Në kishë-muze mund të admironi edhe stolat dhe foltoret prej druri të gdhendura dhe të dekoruara, deri në 200 objektet artistike duke përfshirë ikona, pjesë liturgjike dhe dorëshkrime.

Onufri ia kushtoi jetën përsosjes së traditës simbolike bizantine – dhe veprat e tij u përhapën në të gjithë Shqipërinë.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë ka një numër të madh ikonash të këtij artisti kreativ.

Muzeu i Beratit ju mundëson të ndiqni shkollën e nisur nga Onufri dhe të vazhduar nga i biri – dhe artistë të shumtë deri në shekullin XX.

Xhamitë historike

Në rrëzë të lagjes Mangalemi që ngjitet në shpatin drejt Kalasë, ndodhen disa nga ndërtesat më të vjetra të Beratit.

Më e rëndësishmja është Xhamia e Mbretit, e shekullit XV.

Brenda ka një tavan spektakolar prej druri të gdhendur dhe të lyer me ngjyra të ndezura – dhe një galeri të madhe për gratë.

Përballë portës kryesore ka një varrezë të vogël osmane, dhe pranë saj ndërtesat e haremit të vjetër, që aktualisht janë zyra.

Xhamia e Beqarëve shërbente për kamerierët e pamartuar dhe magazinierët.

Këtu qëndron edhe Teqeja e Halvetive, një vend kult i ngjashëm me xhamitë, por pa minare, i përdorur nga lëvizja bektashiane e sufizmit.

Ajo u ndërtua në shekullin XVIII dhe ka një tavan të inkorporuar dhe mure të pikturuara me afreske.

Është tempulli më i fundit nga tempujt myslimanë, i ndërtuar në vitin 1827, dhe megjithëse është pothuajse gjithmonë i mbyllur, mund të shihen dekorimet nga jashtë.

Në hapësirën midis tre ndërtesave mund të admironi mbetjet e pallatit të dikurshëm të Pashait, me një hyrje të bukur të shekullit XVIII.

Në anën tjetër të lumit, lagjja e Goricës lidhet me Magalemin nëpërmjet dy urave – njëra prej tyre është prej guri dhe daton në shekullin XVIII.

Është një lagje më e qetë, me shtëpi të stilit osman dhe pamje fantastike të Kalasë dhe qytetit.

Vizitorët, gjithashtu mund të shijojnë gastronominë tipike të zonës, me perime dhe mishra të shumtë të përgatitura në mënyrë tradicionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here