“Disa njerëz harrojnë nga vijnë”/ Fevziu “i tregon vendin” Spiropalit pas sms që mori live, flak celularin i irrituar

0
62

Një moment i tensionuar u regjistrua mbrëmë në emisionin “Opinion”, kur gazetari Blendi Fevziu u nervozua pas një mesazhi të marrë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Situata u ndez gjatë diskutimit për akuzat e ngritura nga deputeti i opozitës Gazment Bardhi, i cili aludoi për lidhje mes Spiropalit dhe biznesmenit të arrestuar, Pëllumb Gjoka.

Fevziu, që kërkoi një përgjigje nga Spiropali për akuzat, mori një mesazh të drejtpërdrejtë prej saj në telefonin e tij. Mirëpo, replika e Spiropalit u përshkrua nga gazetari si “shumë pak dinjitoze” për një figurë politike. Fevziu, i irrituar nga toni i mesazhit, e flaku celularin e tij në transmetim live. Në emision, Fevziu kritikoi me tone të forta sjelljen e disa politikanëve, duke thënë se sapo kapin pushtetin, “i kap deliri” dhe harrojnë kush janë dhe nga vijnë.

Kjo ngjarje erdhi në vazhdën e përplasjes mes Spiropalit dhe Bardhit, që nisi fillimisht në Parlament pas vendimit për të përfunduar mandatin e deputetit Ervin Salianji. Vendimi i Spiropalit shkaktoi reagime të ashpra nga opozita, dhe situata në Kuvend u bë kaotike kur Bardhi hodhi këmbën e karriges drejt Spiropalit.

Pjesë nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Na trego njëherë çfarë të shkruaji dhe çfarë replikove dhe të tregojë unë çfarë kam parë.

Blendi Fevziu: Shkruaji një gjë, një reagim shumë pak dijnitoz për një njeri që merret me politikë. Por nuk po reagoj tani, meqënëse ishte mesazh personal. Besoj e mori përgjigjen.

Gazment Bardhi: E kisha batutë.

Blendi Fevziu: Po e di si ishte puna?

Gazment Bardhi: Nuk ka arsye për të lexuar komunikimet private.

Blendi Fevziu: Ka një psikozë në politikën shqiptare, shpresoj të mos e keni dhe ju, se ju pak kohë keni qenë në pushtet. Janë njerez normal, por në momentin që kapin pushtet, i kap një lloj deliri, që harrojnë nga vijnë, kush janë. Dhe siç ka thënë njëhërë Ngjela “ Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here