SPAK akuzë për deputetin e PS, Plarent Ndreca? Ja çfarë thotë Bledi Çuçi

0
60

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është marrë në pyetje nga SPAK. Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në një konferencë me gazetarët, por nuk konfirmoi nëse i është komunikuar apo jo një akuzë.

Çuçi konfirmoi se nga ana e SPAK nuk ka asnjë kërkesë për deputetin socialiste, ndërsa u shpreh se “nuk i di raportet e Plarent Ndrecës me drejtësinë”.

Pyetje: Ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarend Ndreca i është komunikuar nga SPAK një akuzë që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve bnë kohën kur ka qenë sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, është e vërtetë?

Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose nga zoti Ndreca, nuk është informacion që mund ta ndaj unë. Di që Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të Ndrecës më SPAK. Mund të konfirmoj se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Nreca.

I pyetur pse PS zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, Çuçi tha: Kjo pyetje është për Blendi Klosin dhe jo për mua. Nuk e zgjedh kreu i grupit parlamentar një kandidat për bashkinë. Më mirëkuptoni që nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here