Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton tha se Kamala Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane dhe ajo është gati të jetë presidente. Clinton shtoi gjithashtu se ajo është një prokurore e mençur dhe një zëvendëspresidente e sukseshme.
“Kamala Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane. Ajo mund të ofrojë një vizion shprese dhe uniteti. Ajo ka talentin, përvojën dhe është gati të jetë presidente. Unë e di që mund ta mposht Donald Trump. Zgjedhja nuk mund të ishte më e qartë në këto zgjedhje: nga njëra anë është një kriminel i dënuar që interesohet vetëm për veten e tij dhe që përpiqet të rimarrë të drejtat dhe vendin. Të besosh se përparimi është i pamundur është një kurth,” theksoi ajo, duke lavdëruar Joe Biden që bëri gjënë e duhur duke u tërhequr,” tha Clinton.