Berati 16 vjet në UNESCO, një ekspozitë te muzeu “Onufri”

0
60

Më datën 8 korrik të vitit 2008, Beratit u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Në përvjetorin e 16-të të përfshirjes së Beratit në listën e UNESCO-s, u çel në oborrin e muzeut ikonografik “Onufri” një ekspozitë me objekte, veshje e foto që paraqesin traditat qytetare në shekuj të Beratit. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën me dije se veshjet e ekspozuara janë pjesë e koleksionit privat të familjes Dollani. Qyteti i Beratit, deklaruar Qytet Muze në vitin 1961 nga qeveria shqiptare, iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës otomane.

Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj origjinal të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ajo nuk është vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv në gurë, e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme romako-bizantine, shqiptare dhe otomane. Ndërtesat brenda kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës otomane, e cila filloi në vitin 1417. Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Ajo është ndërtuar në vitin 1780 për t’u rindërtuar më vonë në formën që ka sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here