“S’kam gisht në sulmin ndaj avokatit”, i akuzuari si organizator e mohon

0
48

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen.”. kështu ka deklaruar në polici Dritan Nano, i cili akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dje në zonën e ish-Bllokut. Dëshmia është siguruar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ky i fundit raporton se Nano nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit disponon prova të mjaftueshme për ta implikuar personin në fjalë në këtë ngjarje.

Nano mësohet se ishte në një çështje gjyqësore për një pronë të Kopshti Botanik në Tiranë, bashkë me familjarë të tjerë, ndërsa mësohet se ai e kishte humbur gjyqin. Ndërkohë, avokati Mëngjesi ishte përfaqësuesi ligjor i një prej familjarëve. Po ashtu raportohet se Nano ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha.

Kujtojmë se si të akuzuar për përfshirje në ngjarje janë; organizatori i sulmit – Dritan Nano (i arrestuar), Dorian Alia, që u vetëdorëzua, ndërsa në kërkim janë; Elton Kasaj; Romario Tabaku si dhe Drivald Alia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here