“Berluskoni i Ballkanit” po shkon drejt prangave, zien Podgorica, kur pritet të arrestohet Gjukanoviç

0
31

Milo Gjukanoviç, ish-presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi për një kohë të gjatë, mund të arrestohet në ditët në vijim, sipas burimeve të mirëinformuara në Podgoricë të afërta me ish-liderin malazez. Kështu, sipas thashethemeve në Podgoricë, prokuroria e shtetit, e cila tani është nën udhëheqjen e koalicionit pro-serb në pushtet, po përgatit këtë arrestim bombastik pasi dyshohet se ka arritur marrëveshje me “biznesmenin” e ekstraduar nga Britania e Madhe Dushko Knezheviç, i cili pranoi të bashkëpunonte dhe të ishte një “dëshmitar i mbrojtur i penduar”. Të gjitha janë dyshime por Podgorica është një qytet i vogël dhe diçka e tillë nuk do të ishte diçka e papritur. Së fundi, përfaqësuesit e opsionit radikal pro-serbo-pro-rus, Milan Knezheviç dhe duka çetnik Andrija Mandiç, tani në pozitën e kryetarit të Kuvendit, vazhdimisht në fjalimet e tyre parazgjedhore premtuan se do ta “çojnë Gjukanoviçin pas hekurave”, dhe tani që kanë pushtetin e plotë në duart e tyre, ka mundësi që të kenë vendosur të ndërmarrin atë hap.

Fundi i hidhur

Kujtojmë se Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç u dënuan për pjesëmarrje në tentativën e grushtit të shtetit në vitin 2016, por aktgjykimi nuk u zbatua kurrë dhe tani kur ka ndryshuar pushteti, procedurat gjyqësore po përsëriten. Meqë ra fjala, Milo Gjukanoviç nuk ka më asnjë funksion politik; humbi në zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga posti drejtues i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila ishte struktura drejtuese në Mal të Zi për mbi 30 vjet. Përkatësisht, edhe para ekstradimit, ai ka folur në disa media malazeze, ku ka thënë se është i gatshëm t’i “ia jap prokurorisë” të gjitha provat që ka kundër Milo Gjukanoviçit dhe të cilat i ka paraqitur dhe raportuar deri më tani. Dushko Knezheviç ishte për një kohë të gjatë një nga “sipërmarrësit e afërt me grupin e atëhershëm në pushtet”. Ndaj tij janë duke u zhvilluar disa procedime penale dhe ish-drejtori i Atlas Group është akuzuar në disa raste. Mirëpo, sipas mediave malazeze, Dushko Knezheviç ka thënë edhe para ekstradimit se po vjen “në Mal të Zi me një çantë blu dhe përmbajtja e saj nuk do të jetë e mirë për shumëkënd”.

“Maja” e korrupsionit

Përkatësisht, Milo Gjukanoviç për një kohë të gjatë dyshohet se është i përfshirë në afera dhe akuzohet se është maja e “oktapodit të korruptuar” malazez. Kujtojmë se gjykata e Barit e ka akuzuar dikur nën dyshimin për kontrabandë cigaresh, ndërsa në Bruksel kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për biznesin e dyshimtë. Megjithatë, kjo nuk është vetëm një luftë kundër krimit dhe korrupsionit, por, ndoshta mbi të gjitha, një përballje politike me ish-autoritetet, dhe synon veçanërisht arritjen e prirjes pro Malit të Zi, simbol i së cilës është Milo Gjukanoviç, pavarësisht nga akuzat për krimi dhe shpërdorimi i pushtetit, shkruan “Jutarnji List”.  Në tetor 2009, Wikipedia publikoi një listë të krerëve më të pasur të shteteve në botë, sipas së cilës Gjukanoviç ishte i dyti më i pasur në Evropë, pas kryeministrit të atëhershëm italian Silvio Berlusconi, ndërsa renditej i 22-ti në botë, ndaj dhe quhet “Berlusconi i Ballkanit”.

Pasojat për Malin e Zi

Kjo është një lojë e rrezikshme politiko-kriminale që mund të vulosë fatin e Malit të Zi si shtet i pavarur, shkruan gazeta kroate. Në Mal të Zi ka kohë që zien dhe konflikti mes rrymës pro-serbe dhe pro-malazeze ka arritur kulmin. Për më tepër, një ndarje në rritje brenda opsionit pro-serb është evidente, veçanërisht në trekëndëshin midis Presidentit Jakov Milatoviç, Kryeministrit Milojko Spajiç dhe Kryetarit të Kuvendit dhe ndryshe dukës çetnik Andrija Mandiç. Por arrestimi i Millo Gjukanoviqit do të ishte një ngjarje e klasit të parë me pasoja të mundshme të gjera, sepse është evidente se ky arrestim dhe gjykimi i mundshëm do të kishte jo vetëm një “shenje kriminale”, por do të mbante edhe një barrë të madhe politike, nga autoritetet aktuale pro-serbe për të shtypur rivalët e tyre pro-malazez. Dhe gjithashtu mund të shkaktojë konflikte në shoqërinë tashmë të shpërqendruar dhe të ndarë malazeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here