Ja detajet “bombastike” nga 30 megadosjet me porosi të Francës në duart e SPAK, në skenë dalin 6 ministra, në skanerin e drejtësisë dhe pazaret e pista të çarterit me pushtetarë shqiptarë në Aruba që ka dalë nga dosja “Black Eagle” në Bruksel

0
50

Belgjika, pjesë e ekipit, bashkë me francezët dhe holandezët në zbardhjen e miliarda mesazheve e bisedave në telefonat sky-encro ka nisur proceset gjyqësore në ngarkim të shumë të pandehurve. Për gazetarin Basir Çollaku këto hetime pritet të sjellin “tërmet” në Shqipëri, pasi sipas informacioneve që ai disponon janë përfshirë gjashtë ministra, funksionar të drejtësisë që janë në detyrë, ka prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Çollaku nga ana tjetër ka nxjerrë detaje dhe nga dosja “Black Eagle” në Bruksel, ku sipas tij ekziston edhe një video në Aruba. “Në dijeninë time ka shumë, janë disa qindra të përfshirë. Në referimet e para të dosjeve të ardhura, kishte një lloj krehje të materialeve nga specialistët shqiptarë dhe të huaj kryesisht, ku ishin mbi 330, vetëm në referimet e para ku numri tani është shtuar. Aty të përfshirë ka ministra të kësaj qeverie. Janë të paktën 6 ministra të kësaj qeverie, nga ajo që unë di janë të paktën 6 ministra. Ka funksionar të drejtësisë që janë në detyrë, ka prokurorë, ka gjyqtarë të çdo niveli të sistemit. Disa prej ministrave ka patur më shumë se një aparaturë përdorimi në aplikacione. Një avion charter ka shkuar në Aruba (ishull, njihet si parajsa e Karaibeve) ka patur  qeveritar shumë të rëndësishëm brenda. Janë takuar me Artur Shehun (pronar i Zvërnecit dhe Karaburunit), njeriun e botës së trafikut i cili jeton në Florida, i cili është bërë subjekt i një historie të re të kthyer nga ‘RAI 3’. Është dhuruar një orë 400 mijë euro për një drejtues shumë shumë të rëndësishëm të qeverisë. Dhe këto janë pjesë e dosjes ‘Shqiponja e Zezë’, proces gjyqësor në Belgjikë. Dhe po atje, njerëzit e ligjit që mbrojnë të pandehurit janë 40 të tillë shqiptarë e kolumbian. Është një mega proces, thonë ke 3 miliardë euro të këtij grupi që investon në Shqipëri. Dhe jam tërësisht i bindur për çfarë them se dhe takimi në Aruba është filmuar. Prokurorët tanë, njerëzit tanë të hetimit, të Byrosë Kombëtare të Prokurorisë, të Agjenësisë së Zbatimit të Ligjit, kane dijeni me emra konkretë kush janë këto persona”, u shpreh Çollaku.

30 dosje për porosi të Francës

Nga ana tjetër Çollaku ka dhënë detaje dhe për 30 dosje që ka sjellë Franca në SPAK. Ai thotë se ka të paktën katër prej këtyre dosjeve, di të dhëna të konsiderueshme që janë dosje për hetimin e krimit elektoral. “Përveç kësaj, në harkun e një viti nga ajo çfarë unë di të paktën, katër dosje referuar dhe raportit të Prokurorisë së Posaçme ku zoti Dumani thotë se kemi 30 kërkesa për ndihmë juridike në drejtim të Francës. Çka duhet të thotë se kemi të paktën 30 dosje për porosi të Francës e tani janë për SKY e ENCROCHAT. Kemi të paktën 30 dosje të ardhura në Shqipëri dhe nga ajo çfarë unë di, ka të paktën katër prej tyre dosjeve, di të dhëna të konsiderueshme që janë dosje për hetimin e krimit elektoral. Para të cilave, dosja 184 dhe dosja 339 duken shaka. Janë me emra, janë banditët, mafiozët, kriminelët, bashkëpunimin e tyre me qeveritarët, deputetët, ministra drejtues të administratës. Nuk janë më me iniciale, janë shkëmbimet e favoreve të parave të marrjes së mandateve, të ndarjes së investimeve. Në shumicën e materialeve hetimore që kanë kaluar nëpër duar të partnerëve dhe kanë mbërritur në Tiranë, prioriteti i grupeve kriminale kanë qene edhe janë zgjedhjet, drejtësia, vettingu dhe investimet. Janë njerëz të qartë ata, duan pushtet e para t’i ndajnë e t’i pastrojnë. Mos hetimi i këtyre dosjeve për krim elektoral, e bën Shqipërinë me zgjedhje të asgjësuara për 2025-ën. Nëse i njëjti ekip sipas asaj që rezulton e provuar nëpër dosje me qeveritar e pushtetarë, që kanë pushtuar fushatat elektorale dhe ditët e votimit  duke blerë e duke kanosur, kërcënuar e rrëmbyer vullnetin e qytetarëve e për ta çuar në drejtim tjetër. Pra, të njëjtat skuadra, ekipe, organizata elektorale kriminale vazhdojnë të jenë të pandëshkueshkuara ndonëse provat e fajësisë së tyre gjenden në dosje, atëherë çfarë jemi duke bërë. Jemi duke përsëritur një film të parë, jemi duke shkuar në një palë zgjedhje ku ekipi ka garancinë, ka mbrojtje, ka pushtet i cili është i pandryshuar, i  pandëshkuar por është shumë i fuqizuar financiarisht edhe më tepër se në zgjedhjet e më parshme. Pushteti nga një palë zgjedhje në tjetër, ka prodhuar mirëqenie të shtuar, të paligjshme sigurisht e ndaj ato janë çdo herë e më të fortë. Ndaj në çdo palë zgjedhje jemi përherë e më pak shqiptarë se largohen jashtë vendit”, thotë ndër të tjera Çollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here