Dashi
Mund të ndiheni pak konfuzë, pavarësisht planetëve në favorin tuaj. Dëshira për të bërë gjërat, për t’i përfunduar shpejt ato, mund të përplaset me disa pengesa ose një problem fizik. Mos i bëni gjërat shumë me nxitim.
Demi
Do të ndiheni pak më të fortë dhe më të vendosur. Sigurisht, sapo jeni kthyer nga një periudhë shumë e lodhshme ndaj dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë kohë dhe durim. Prania e Jupiterit në shenjë vazhdon të stimulojë ndryshime të reja dhe radikale. Shumë shpejt mund të hakmerreni.
Binjakët
Do t’ju duhet të përballeni me një Hënë në kundërshtim, e cila mund të shkaktojë më shumë dilema e madje ca më shumë lodhje. Fundi i periudhës vetëizoluese premton një jetë më të e mirë. Kujdes nga marrëdhëniet me Shigjetarin, Bricjapin dhe Peshqit: përpiquni të qëndroni të qetë.
Gaforrja
Po rikuperoheni, por ngadalë. Megjithatë brenda pak ditësh do të filloni të ndiheni më mirë! Më e keqja është tani pas krahëve: Po dilni nga javë të karakterizuara nga mosmarrëveshje të vazhdueshme, zemërim dhe keqkuptime. Në punë do t’ju duhet të ruani një farë maturie, veçanërisht nëse duhet të konfirmoni një marrëveshje deri në fund të kësaj periudhe.
Luani
Nesër do të nisë një fazë që premton të jetë shumë stimuluese. Në planin e punës do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa dilema që keni për të ardhmen tuaj, duke përfshirë edhe sferën ekonomike. Kushtojini vëmendje blerjeve dhe shpenzimeve të panevojshme. Duke filluar nga kjo javë do të mund të prisni diçka më shumë.
Virgjëresha
Nesër do të jetë një ditë e qetë, rutinë dhe pak atraksion, por do të mund të rikuperoheni nga muaji tjetër. Në këtë periudhë, shumë persona të lindur nën shenjën tuaj janë të përkushtuar për të ndryshuar stilin e jetës së tyre apo ndonjë aspekt, si puna. Për këtë dyditësh, përpiquni të mos trazoheni shumë.
Peshorja
Prej javësh keni pastruar jetën tuaj dhe keni hedhur tutje marrëdhëniet që ju kanë zhgënjyer. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me më shumë njerëz, duhet të ecni përpara në rrugën tuaj dhe bëjeni këtë duke e mbajtur kokën lart.
Akrepi
Nesër duhet të përfitoni nga ky qiell për të ndaluar për një moment dhe të përpiqeni të mendoni për gjërat e mira në jetën tuaj, për të shkundur impulsin e autokritikës dhe polemikave. Ju pret një kohë shumë e këndshme: pse nuk bëni ndonjë plan të veçantë? Kujdes në marrëdhëniet me Ujorin dhe Demin.
Shigjetari
Hëna do të jetë në shenjën tuaj do të keni energji me bollëk. Kushdo që i është bërë padrejtësi në punë mund të ndihet mjaft i zhgënjyer. Mos i neglizhoni shumë ndjenjat për sa kohë që Afërdita është aktive. Në orët në vijim do të bëhen më të thjeshta takimet dhe miqësitë e reja.
Bricjapi
Do të ndiheni pak më të fortë dhe më të qetë: sa më shumë të kalojnë ditët aq më shumë do të forcoheni. Do të jeni në gjendje t’ua bëni gjithnjë e më shumë të qarta pikat tuaja të tjerëve. Fundjava premton të jetë një ditë e rëndësishme për zgjidhjen e një problemi. Dashuria duket në rrugë të mbarë.
Ujori
Ju pret një periudhë plot argëtim dhe emocione të këndshme. Duhet të bëni plane, të takoni njerëz dhe të largoni mendjen nga problemet tuaja. Kushdo që ka nisur së fundmi një histori dashurie duhet të përpiqet të jetojë nga dita në ditë, pa bërë shumë plane menjëherë.
Peshqit
Do të jetë një ditë mendimesh të parëndësishme, të stimuluara nga një Hënë e pafavorshme. Do të dëshironi të ndaloni për një moment dhe të reflektoni për atë që po bëni dhe çfarë dëshironi të bëni në të ardhmen. Ata që kanë bërë mbjellje të mira deri tani do të mund të fillojnë të korrin fruta deri në fund.