Google search engine
Home Politike “Si rregull duhet të kthehen ku ishin, por…”, PS zbulon se çfarë...

“Si rregull duhet të kthehen ku ishin, por…”, PS zbulon se çfarë do të ndodhë me prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit

0
204

Pak javë më parë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kërkoi në raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy ndryshime të rëndësishme për mirëfunksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion: Mundësinë e rimandatimit të prokurorëvë aktualë të SPAK-ut dhe garanci për vendin e punës, pas mbarimit të mandatit.

Por vetëm kërkesa e dytë ka gjasa të miratohet nga parlamenti. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, që drejton një grup pune me opozitën për ndryshimet e disa ligjeve të drjetësisë, sipas kërkesave të vetë institucioneve të drejtësisë, konfirmoi në një intervistë, se po pret opinionin e partnerëve për draftin e parë që u është nisur që prej shtatorit të kaluar.

“Kërkesa për përsëritjen e mandatit të prokurorëve nuk është pjesë e diskutimeve. Çështja që është pjesë e tyre dhe ka një lloj dakordësie, ka të bëjë me paqartësinë në ligjin organik të SPAK-ut se çfarë ndodh me prokurorët e SPAK-ut, pasi mbarojnë mandatin e tyre. Si rregull duhet të kthehen ku ishin, por me krijimin e hartës së re gjyqësore apo me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kjo do të duhet të qartësohet. Sugjerimi është që për vendet e suprimuara, të prokurorive të mëparshme, prokurorët e SPAK-ut të emërohen në Apele ose në Prokurorinë e Përgjithshme. Ne po presim mendimin e ekspertëve të BE dhe SHBA”– tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka në një intervistë televizive.

Pyetjes, nëse kërkesa për përsëritjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, do të pranohej, duke qenë se ka edhe disa amendamente nga grupimi i Lulzim Bashës, zonja Bushka iu përgjigj qartazi dhe negativisht. Sipas saj, ka një parim që duhet ruajtur në të tilla raste.

“Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është i parashikuar në Kushtetutë. Në ndryshimet ligjore që po punon grupi i punës, ndryshimet kushtetuese nuk janë në objektin e punës. Rekomandohet që Kushtetuta të mos ndryshojë pa mbaruar në tërësi procesi i vetingut.” u shpreh Klotilda Bushka.. Ajo shtoi se  ndoshta që javën e ardhshme, priten përgjigjet e ekspërtëve europianë dhe amerikanë. Qëllimi është që ndryshimet të miratohen me konsensus deri në korrik, kur përfundon dhe sesioni parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here