Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për mediat u shpreh dje se në këtë bashki janë bërë punë të mëdha, ndonëse theksoi se mund të ketë vend për përmirësim. Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj nuk la pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se janë të gjithë një ‘racë’ dhe se nuk i kanë sjellë asnjë të mirë vendit. “Kur unë kam ardhur kryetar Bashkie, gjeta vendimin e Këshillit Bashkiak që do shpërbleheshin, kush vrau socialist kishte marrë nga bashkia apartament për strehim social dhe praktikisht strehimi social nuk ishte në bazë të nevojës por në bazë të plumbave që i kishe dhënë një socialisti. Se duket sikur e kemi vetëm me Saliun, ata janë të gjithë një racë, Saliu, Ilir Meta, Lul Basha janë një racë. Një njeri që thotë kam diare dhe nuk shkoj dot për 200 milionë euro dhe pas diarresë së fuqishme iku në shtëpi Dhori Sollaku. Ajo që jam duke thënë është në këtë qeveri në këtë bashki, janë bërë gabime, patjetër në këtë kantier të madh punësh bëhen edhe gabime. Sa herë ka qenë unë këtu dhe thua nuk punon një mikrofon, kjo nuk diskutohet. Por të thuash që kryeministri t’i ketë thënë zv/kryeministrit të vet që sot është në kërkim, shko vidh ti në emrin tim, kjo s’ka ndodh kurrë. Për vete jam i sigurt se nuk kam firmosur një gjë të tillë, por diferenca bëhet jo sa rrëzohet, por si ngrihesh dhe si reflekton për ato që ngrihesh. Di të them që kemi reflektuar, por ndryshojmë shumë gjëra dhe siç thashë edhe pse është më pak se 1% e gjithë procedurave të bashkisë, edhe për këtë 1% do duhet të jem perfekt”, deklaroi ai. Ndërkohë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa foli për Inceneratorin e Tiranës dhe akuzat e vazhdueshme të bëra ndaj tij, theksoi se i gjithë qëllimi është për të bërë diçka të mirë. Sa i përket tregut të Farkës dhe tregut të Kasharit shpjegoi se punojnë.