Kuvendi është mbledhur sot për të diskutuar rreth mandatit të deputetes së mazhorancës Olta Xhacka.
Pas një seance të gjatë, me 39 vota pro dhe 72 kundër është rrëzuar kërkesa. Kuvendi ka votuar kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.
Më herët në fjalën e saj Xhaçka deklaroi se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror dhe gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës.