Eksperti Karamuço plas deklaratën ‘bombë’: Ka thika pas shpine ndaj Dumanit, edhe brenda KLP

0
79

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ se ka thika pas shpine ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, madje edhe nga brenda KLP-së.

“Dumani, me deklaratat që ka bërë ditët e fundit, po i paraprin një situate që po akumulohet që nga gushti i vitit të kaluar. Ka arrestime që mund të prekin edhe imazhin e policisë. Por nuk mund të përziejmë gjithë policinë për 2- 3 individë. Ka pasur hezitim që nga muaji nëntor për të bërë arrestime të tjera në polici. S’ka folur kaq në mënyrë të d.p.d ndonjëherë Dumani. Nuk ka qenë mbledhje e lehtë ajo e KLP-së. Ka pasur debate dhe nga një pjesë e KLP-së. Brenda rrethit të prokurorëve ka rryma të caktuara, ca e duan, ca s’e duan. ‘Thikat pas shpine’ nuk i bëjnë mirë këtyre institucioneve. Ka njerëz që duan të sabotojnë punën e SPAK-ut. Po nxjerrin pengesa, nxisin debate publik. Për mosbashkëpunim ka folur gjatë Dumani. I janë vënë prita.”, tha Karamuço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here