Nën akuzë për shpërdorim detyre, ish-prefektja e Fierit paraqitet në GJKKO

0
80

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj u paraqit sot në SPAK.

Ajo u pezullua prej GJKKO-së nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit. Ndërsa më pas me vendim qeverie u shkarkua nga kjo detyrë.

Balilaj akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste, kur drejtonte bashkinë e Patosit. Mësohet se ajo paracaktoi kompaninë ‘Genti 001’ fituese para se të zhvillohej tenderi.

Bëhet fjalë për një kompani, e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj, kompani e cila sipas SPAK është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Më herët Gjykata e Posaçme ka zhvilluar seanca për ish-vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë me masa sigurie detyrim paraqitje.

Balilaj nuk ishte paraqitur në seancën e GJKKO-së më 13 mars pasi ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here