Përkeqësohet moti në Vlorë, ndërprerje e energjisë elektrike prej disa orësh në Orikum, Dukat dhe Llogora, kufizim në qarkullimin e mjeteve

0
126

Kjo e hënë ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë. Era është me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e e dallgëve është në 7-8 ballë brenda në gjirin e Vlorës dhe 9-10 ballë në det të hapur.

Era e fortë ka shkaktuar dallgë me lartësi 2.5 metra në gji dhe 3.5 jashtë tij.

Era e fortë jug-juglindje ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

Ndërkohë që moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa  në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh.  Raportohet se vështirësi ka patur edhe  në qarkullimin e makinave për shkak të mjegullës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here