1.2 milionë euro të padeklaruara kanë fundosur Metën në SPAK, SHBA ka sjellë dokumentet me provat e bujshme, ja si BKH bastisi shtëpinë e nënës së Kryemadhit, në celularin që i kanë sekuestruar ka biseda të saj duke bërë pazare

0
98

Çifti Meta-Kryemadhi duket se po shkon drejt arrestimit. Ky lajm sensacional është bërë me dije nga gazetari i njohur, Adriatik Doçi, i cili gjatë një interviste televizive zbuloi se ka fakte që janë kapur rreth 1.2 milion euro të shpenzuara për lobim në 2016-2017 nga e LSI që s’ janë deklaruar në asnjë institucion në vend dhe është konfirmuar nga organet ligjzbatuese në SHBA. Sipas tij, SHBA ka sjellë dokumentet me provat e bujshme sa i takon dosjes së lobimit të Metës. Ndër të tjera gazetari i njohur Doçi tregon se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) bastisi shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit, ku në celularin që i kanë sekuestruar ka biseda të bashkëshortes së Ilir Metës duke bërë pazare. Sa i takon aferës sëë privatiizmit të ish-kompleksit “Partizani” ku është përfshirë ish-kryeminstri Sali Berisha, gazetari thotë se hetimet për këtë dosje nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) vazhdojnë dhe sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të ngrihet një akuzë tjetër.

-Zoti Doçi, Sali Berishës i është bërë një tjetër refuzim i kërkesës së tij, ai mbase mund të humbas edhe mandatin nëse nuk shkon në Kuvend nëse do të përmbushet 6 muaj?

Kjo masë ndaj tij është pasojë i sfidimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe është një sfidë që e bënë prej 3 dekadash. Kemi rastin e dosjes së Azem Hajdarit që refuzonte dhjetëra kërkesa të prokurorisë, pavarësisht se akuzonte kundërshtarin si organizatorin e asaj ngjarje. Kemi rastin e 21 janarit ku refuzonte që të zbatonte urdhër arrestet e prokurorisë. Kjo është një traditë politike e tij për të sfiduar sistemin e drejtësisë dhe duke e klasifikuar veten jo të barabartë me qytetarët e tjerë. Në momentin kur sfidon vendimin e një gjykate kjo nuk të çon në një përfundim pozitiv. Ai sfidoi vendimin e gjykatës për tu marr në pyetje dhe ka çuar në një masë më të ashpër sigurie. Ai vendim gjykate ishte i pritshëm. Kjo masë çon në një zhvillim tjetër në izolimin e tij dhe çon drejt djegies së mandatit të deputetit.

-Sipas jush, kur do të këtë një fillim të trajtimit konkret të dosjes “Partizani”?

Është një dosje që është nën hetim për të parë persona të tjerë të implikuar dhe për të mbledhur prova të tjera. Prokurorët e SPAK kanë parë një pjesë të provave dhe duke i gjykuar ata kanë ngritur dyshimin se ai është i përfshirë në veprën penale të korrupsionit dhe provat kanë shkuar në gjykatë dhe është vendosur ajo masë. Hetimet vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ngrihet një akuzë tjetër. Pas disa javësh ajo dosje do të ketë një mbyllje dhe do të shkoj në gjykatë për tu shqyrtuar dhe do vendos nëse akuzat e ngritura ndaj Berishës qëndrojnë ose jo.

-Mendon se do të këtë një dënim për Berishën?

Faktet e konstatuara nga SPAK në gjykimin tim implikojnë Berishën dhe unë besoj se e ka kryer veprën penale, ka përdorur pushtetin për pasurimin e dhëndrit të tij. Berisha akuzohet se ka miratuar ligje dhe 6 VKM që i shërbenin interesave pasurore të familjes së tij. Njëra nga ato është ndryshimi i ligjit për sportin, pretendimi i tij është se është vendim për të gjithë shqiptarët dhe s’ mund të merret si vendim korruptiv për të pasuruar familjen. Nga ai vendim sa ish-pronar kanë përfituar? Në disa verifikime që unë kam bërë ka përfituar vetëm një person dhe ai është Malltezi dhe ky fakt mjafton për të ngritur akuzën që Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar dhëndrin. Berisha nuk akuzohet për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, por nëse një kryeministër miraton një vendim për një individë që është dhëndri i tij ky është akt korruptiv. Ka edhe vendime që merrem për të përfituar një oligark, por duhet të gjendet lidhja mes oligarkut dhe qeverisë. Në rastin konkret nuk ka shumë dyshime, janë miratua 6 VKM në interes të dhëndrit të tij. Po kemi edhe shpërdorim detyre, pastrim parash, marrje të pronave të ish-pronarëve të tjerë duke përdorur pushtetin. Pra është një dosje e kopsitur nga SPAK dhe është bërë kopsitur më parë nga investigimet në media.

-Çfarë po ndodh me Ilir Metën, kur u pyet për Monikën ai ka deklaruar se secili mban përgjegjësi për vete?

Meta ka dy dosje penale, është në hetim me Monikën. Ajo që ka thënë që nuk mban përgjegjësi për telefonin e bashkëshortes për mua është retorikë politike. Ka një ndryshim  qëndrimi, që krijon dyshime të forta që kemi një prishje marrëveshje të mundshme për ta  shpëtuar, sepse për disa muaj ishte i tërhequr politikisht, nuk bashkohej as në protestat e Berishës dhe kjo tërheqje krijonte dyshime por një lloj pakti për ta amnistuar nga çështjet penale që SPAK i ka hapur. Unë them se SPAK është në bashkëpunim nga partnerët perëndimor, rëndësi ka të jetë proces i drejtë dhe i bazuar në falte dhe në prova. Faktet janë se janë kapur rreth 1.2 milion euro të shpenzuara për lobim në 2016-2017 që s’ janë deklaruar në asnjë institucion në vend dhe është konfirmuar nga organet ligjzbatuese në SHBA. Nuk besoj se as prokuroria e Adriatik Llallës që ditën flinte mbi dosje dhe në darkë raportonte tek Berisha dhe tek Meta, as ai nuk i bënë derman Metës dhe ta shpëtoj nga ky fakt penal. Meta është i implikuar në mënyrë të tërthortë tek ‘CEZ-DIA’.

-U fol për telefonin e Monika Kryemadhit, ke informacione se për çfarë bëhet fjalë?

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë duke u hetuar nga SPAK, këtë e ka thënë edhe Dumani, për pastrim parash, falsifikim dokumentesh, etj. Vepra e korrupsionit e imponon SPAK që të nis hetim pasuror. Në kuadër të këtij hetime ka pasur angazhim për të mbledhur prova për shpenzime të bëra. Por, për të ushtuar kontroll duhet leja e parlamentit dhe është ushtuar kontroll në prona që mendohet se janë të saj ose të të afërmve të saj. Mes këtyre kontrolleve ka qenë edhe shtëpia e nënës së Kryemadhit, ku është gjetur një telefon që ka komunikim të Monikës dhe pazare ku del në pah ajo që është dyshuar prej vitesh që është në listën e politikanëve të korruptuar në vend. Monika tha se telefoni ishte sekuestruar për dosjet e inceneratorëve, por kjo s’ka lidhje fare, sepse ajo ishte kallëzuese, kjo s’ ka logjik që ti merret telefoni një kallëzuesi për të marr prova në lidhje me kallëzimin e bërë. Do kemi edhe hetime rreth hetimit pasuror të tyre, sepse nuk e justifikojnë më të ardhura të ligjshme. Kanë deklaruar shtëpi në Astir, në Kodrën e Diellit, në bllok dhe një vilë në Gjirin e Lalëzit. Pra, këto janë të deklaruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here