Rithemelimi do të dorëzojë sot ankimin në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e tatimit me 23% për profesionet e lira. Lajmi u konfirmua dje për mes një njoftimi nga kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi.
Më tej në njoftim bëhet me dije se ankimimi do të dorëzohet rreth orës 12:30 ku anëtarët e Komisionit të Ekonomisë do të paraqiten në në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi i PD:
Sot ne oren 12:30, anetaret e Komisionit te Ekonomise, ne emer te Grupit Parlamentar te PD-së dorezojne ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e tatimit 23% për profesionet e lira.










































