Google search engine
Home Ekonomi Taksapaguesit shqiptarë japin 810 mln euro për koncesionet, gati gjysma nën hetim...

Taksapaguesit shqiptarë japin 810 mln euro për koncesionet, gati gjysma nën hetim nga SPAK

0
115

Për periudhën 2017-2024, buxheti i shteti ka paguar dhe pritet të paguajë me paratë e taksapaguesve rreth 86 miliardë lekë (810 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të përpunuara nga Monitor (shiko tabelën: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017-2024).

Të ndara sipas sektorëve, pjesa më e madhe e kësaj shume, me rreth 31 miliardë lekë (290 milionë euro), ose 36% e totalit ka shkuar dhe pritet të shkojë për katër koncesionet e shëndetësisë (sterilizimi, check up, laboratori, dializa).

Rreth 28 miliardë lekë (206 milionë euro) është për projektet e infrastrukturës (Rruga e Arbrit, mirëmbajtja e Milot-Morinë, Orikum-Dukat, ndërtimi i shkollave në Tiranë).

Rreth 14 miliardë lekë (135 milionë euro), ose gati 17% e totalit janë të destinuara për inceneratorët e Fierit, Elbasanit e Tiranës.

Skanimi arrin për periudhën në fjalë 12.6 miliardë lekë (119 milionë euro), ose 14.6% e totalit. (shiko grafikun: Pagesat për koncesionet sipas sektorëve 2017-2024).

Sipas projekteve, më i madhi është ai i rrugës së Arbrit, me 19.3 miliardë lekë për periudhën 2017-2024. Projekti i dytë më i madh është sterilizimi, me rreth 13 miliardë lekë, i ndhekur nga skanimi me 12.6 miliardë lekë. Më pas renditet Inceneratori Tiranës (7.9 miliardë lekë); Laboratorët (6.4 miliardë lekë); Dializa (6 miliardë lekë); check up (5.8 miliardë lekë); Mirëmbajtja Milot-Morinë (4.7 miliardë lekë); Inceneratori Fier (4 miliardë lekë); Inceneratori Elbasanit (2.4 miliardë lekë); Orikum-Dukat (2.1 miliardë lekë); Infrastruktura arsimore (1.8 miliardë lekë). – shiko grafikun: Pagesat për koncesionet sipas projekteve./ Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here