“Çështja CEZ DIA, drejt përfundimit”/ Avokat Beqiri zbardh prapaskenat e forta dhe plas deklaratën ‘bombë’: Shkëlzen Berisha ka përfituar 6 milionë euro

0
65

Avokati Idajet Beqiri ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me aferën CEZ DIA. Sipas avokatit kjo çështje ka qenë e përfunduar që kur u fut në burg Ismaili. Beqiri deklaron se Berisha dhe Meta ishin shumë të fuqishëm dhe shumë imponues mbi prokurorinë dhe nuk i lejuan ata që të bëheshin pjesë e hetimit.

“Kjo çështje ka qene e përfunduar që kur u fut në burg Ismaili, por Berisha, Meta dhe gjithë klani i tyre ishin shumë të fuqishëm dhe shumë imponues mbi prokurorinë dhe gjykatën dhe nuk i lejuan ata që të bëheshin pjesë e hetimit dhe Ilir Metën dhe persona të tjerë pranë tij dhe Shkëlzen Berishën, që ka përfituar 6 milionë euro nga kjo aferë. Sepse vendosën veton antiligjore me atë pozicionin e të pandëshkueshmëve dhe për rrjedhojë atje u bë kurban vetëm Ismaili. Kurse në rastin konkret, SPAK ka disa prova të reja të cilat SPAK i ka bërë pjesë të dosjes, njëra prej tyre është një letër-porosi që ka ardhur nga Austria, ka probleme dhe të dhëna që e sjellin në binarët e prodhueshmërisë këtë aferë kundër shqiptarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here