Google search engine
Home Kulture Gjergj Prevazi: Teatri Kombëtar Eksperimental ka filluar të implementojë strategjinë e tij...

Gjergj Prevazi: Teatri Kombëtar Eksperimental ka filluar të implementojë strategjinë e tij të re, duke bashkëprodhuar e bashkëpunuar me artistë e institucione nga vendet e BE

0
100

“Tirana my Rhythm” u shfaq në festivalin ndërkombëtar  “ Le Danzatrici en plain air 2023”. Kjo pjesëmarrje në Itali është i pari debutim i shfaqjes jashtë kufijve të Shqipërisë. Me koreografi nga Giulio De Leo shfaqja në muajin prill këtë vit shënoi premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. “Tirana my Rhythm” lindi nga ftesa e Gjergj Prevazit, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental për të zhvilluar një krijim me interpretuesit e rinj të “Albanian DanceTheatre Co.” nisur nga interesimi i koreografit italian drejt peizazhit kulturor të Shqipërisë. Drejtori Prevazi thotë se shfaqja është bashkëprodhim i TKE me Menhir Company, me koreografi nga Giulio De Leo, në bashkëpunim me kërcimtarët e “Albanian DanceTheater Co.” Semela Skënderasi, Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari. “Teatri Kombëtar Eksperimental ka filluar të implementojë strategjinë e tij më të re, duke bashkëprodhuar dhe bashkëpunuar me artistë dhe institucione artistike nga vendet e BE, me qëllim që të bëjë të aksesueshëm tregun artistik të BE për produksionet e TKEKS”, thotë drejtori Gjergj Prevazi. Muzika në shfaqje është nga Sergio Altamura, ndriçimi Antonio Longo, kostumografia Sofi Kara, bashkëpunëtor artistik është Carmelo Antonio Zapparrata. Pas pjesëmarrjes në festivalin ndërkombëtar “ Le Danzatrici en plain air 2023” më 6 korrik në Pulia, shfaqja “Tirana My Rhythm (dhjetë kërcimet) do të vijojë dhe në qytete të tjera të Italisë. Kjo bëhet me dije nga drejtori Prevazi që thotë se do të shfaqet dhe në dy data të tjera gjatë këtij muaji. “Në muajin korrik kjo shfaqje do të prezantohet edhe në dy qytete të tjera italiane përkatësisht në Fasano dhe Giovinazzo në datat 26 dhe 27 korrik”, tregon ai.

 Elementët në shfaqje

Një vepër që sjell në lojë gjuhën e kërcimit, fotografisë dhe videografisë, për të realizuar një krijim inovativ dhe jokonvencional. Elementë të traditës së vallëzimit popullor shqiptar vijnë të ripunuara në një zbërthim bashkëkohor, për të ndërtuar një rrugëtim poetik, në të cilën vetë trupi bëhet një peizazh dhe një vend takimi për pamjet dhe kulturat e ndryshme. Projekti që debutoi me premierë në Tiranë me titullin “Dieci Danze” u organizua dhe u mbështet nga programi SINE METU (financuar nga “Teatro Publico Pugliese” dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Programi (Interreg V-A Greqia Itali 2014 – 2020) dhe nga “Instituti Italian i Kulturës” në Tiranë dhe zhvilluar në bashkëpunim me “Universitetin e Arteve” Tiranë. Teatri Kombëtar Eksperimental mars – korrik në kalendar ka gjashtë premiera, përmban shfaqje të ndryshme, ku nuk mungojnë dhe bashkëprodhimet teatrore. Më herët drejtori i Teatrit Eksperimental Gjergj Prevazi gjatë fjalës së tij ka shprehur gjithashtu se platforma e tij synon produksione të teatrit bashkëkohor, nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Sipas tij kjo platformë synon përshtatjen me një qasje më bashkëkohore të produksioneve, çka do t’u jepte një hapësirë edhe jashtë vendit produksioneve tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here