Publikohet harta e rrallë italiane e shek XVII për territoret shqiptare

0
158

Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Artan Shkreli, ka publikuar një hartë të rrallë italiane që i përket shekullit të XVII, e cila nuk ka autor fatkeqësisht, dhe tregon territoret shqiptare kur Shqipëria ishte nën zotërimin Osman.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shkreli shkruan se harta paraqet me detaje relativisht të mira Lezhën dhe rrethinat e saj.

“Bëhet fjalë për një dorëshkrim me penë që mban emërtesën DI ALESSIO, ndërkohë që në skedarin e arkivës titullohet frëngjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Hartë italiane e zonës që ndodhet në grykëderdhjen e Drinit).

Ky manuskript sot ruhet në Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe është përgatitur në shkallën pak a shumë 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm”.

HARTA E RRALLË

Meqe pas nje perndezjeje fillestare, imteresi per botimim e gjerave te reja per Skenderbeun ka rene (qofte dhe per dromca jo te rendesishme), po bej me dije disa hollesi nga nje harte e vjeter italiane e pastudjuar me pare.

Harta paraqet me detaje relativisht te mira Lezhen dhe rrethinat e saj. Mjerisht auori i saj eshte i panjohur, dhe ne dokument nuk eshte i shkruar gjekundi as emri i tij e as viti i skicimit, por brendia e hartes na sugjeron te dhena qe hedhin drite edhe ne keto zbrazeti.

Behet fjale per nje doreshkrim me pene qe mban emertesen DI ALESSIO, nderkohe qe ne skedarin e arkives titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Harte italiane e zones qe ndodhet ne grykederdhjen e Drinit).

Ky manuskript sot ruhet ne Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe eshte pergatitur ne shkallen pak a shume 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here