Skandali: Barcelona i dha mbi 1 mln euro zv.presidentit të arbitrave

0
166

Një skandal ka shpërthyer së fundmi në Spanjë, me protagoniste Barcelonën dhe ish-zv. presidentin e Komitetit të Gjyqtarëve.

Hoze Maria Enrikez Negreira, është paguar për tre sezone nga klubi katalanas (2016, 2017 dhe 2018), duke përfituar më shumë se 1.39 milionë euro.

Menjëherë pas publikimit të disa dokumenteve, është hapur menjëherë një investigim për korrupsion nga ana e klubit.

Negreira ishte gjithashtu partner në kompaninë DASNIL 95 SL, e cila u bë një sponsor i Barcelonës në vitin 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here