Shembja me tritol në Sarandë, shoqërohet djali i pronarit të hotelit dhe i bllokohet makina

0
182

Shembja me tritol në Sarandë, shoqërohet djali i pronarit të hotelit dhe i bllokohet makina

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e Sarandës. Sipas informacioneve mësohet se një nga personat e shoqëruar për shpërthimin me tritol të hotelit t “Bizanti” është djali i Spiro Çabirit, pronarit të hotelit. Pas shoqërimit atij i është bllokuar edhe makina.

Hoteli “Bizanti” , i cili hodh në erë në Sarandë, ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Burimet njoftojnë se këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.

Sipas vendimit të Gjykatës, 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimiter Evangjeliut dhe nga 5% dy orkatëve të tjerë. Për shkak të konflikteve për pronën, si persona të dyshuar janë pjesëtarët e familjeve te dy ortakeve Evangjeliut. Shpërthimi i hotelit ka shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme në bizneset përreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here