Basha vihet në lëvizje në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, zhvillon takime me demokratët në Qarkun e Tiranës

0
132

Që prej dorëheqjes nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që të qëndrojë larg mediave dhe mesazhet që ka ndarë në mediat sociale kanë qenë të pakta. Por duket se ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka vendosur të shfaqet, pas shume muajsh tërheqje nga politika aktive. Së fundmi ish-kreu demokrat ka zhvilluar një takim me banoret në Zallbastar. Edhe pse takimi është vendosur qe te mbahet larg syrit te medias disa foto te këtyre takimeve janë bërë publike. Tashme mbetet për tu parë lëvizja e ish kryedemokratit, nëse do të vendosë të mbështesë publikisht kandidatet qe Enkelejd Alibeaj po prezanton për zgjedhjet lokale te 14 majit. Por ndërsa Sali Berisha po zhvillonte takime me degët e PD-së për protestën e sotme para Parlamentit, është shfaqur sërish edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ka zbritur në bazë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet. Ka qenë faqja e demokratëve të kësaj njësie që ka postuar në rrjetet sociale disa foto me Lulzim Bashën, ku mes të tjerash i premton besnikëri. “E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, këmbëngulje dhe qëndresë!  Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë Demokratike. Me Lulzim Bashën na lidh diçka më shumë se bindjet që ndajmë, na lidh besimi tek njeriu që u rrit bashkë me ne dhe njësoj si ne qëndron dhe beson se Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT!  Ajo është frymë dhe shpirt i demokratëve që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar”, shkruhet në faqen në “Facebook” të PD në njësinë nr.8.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here