Zef Brozi: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha, të përgjigjet para ligjit

0
146

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, Zef Brozi ka reaguar për veprimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana që apelon vendimin e GJKKO dhe detyron Prokurorinë e Posaçme të nisë çështje penale për hetimin e burimit të pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse kanë përfituar nga vjedhja e thesarit të shtetit gjatë trazirave të ’97-ës. Brozi thotë se tregon që kjo situatë në SPAK minon zbatimin e parimit “drejtësi e barabartë për të gjithë sipas ligjit” dhe ka pasoja për Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Brozi theksoi se duhet të përgjigjen para ligjit të gjithë prokurorët që po abuzojnë me pushtetin duke mbrojtur korrupsionin dhe ish pushtetarët e lartë. “E pabesueshme por e vërtetë: një prokurore e SPAK apelon vendimin e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit qe detyron SPAK te filloje një çështje penale për verifikimin e pasurisë se dy ish presidenteve e ish kryeministrave Berisha-Meta. A nuk është kjo një dëshmi tjetër se ne SPAK kane vasalet dhe mbrojtësit e tyre këta dy ish pushtetarë të lartë, prandaj krimet dhe korrupsioni i tyre vazhdon te jete i pandëshkueshëm? Kjo situatë në SPAK minon zbatimin e parimit Drejtësi e Barabarte për të Gjithë sipas Ligjit dhe ka pasoja tragjike për Shqipërinë. Unë besoj se duhet të përgjigjen para ligjit ata/ato prokurorë të SPAK qe po abuzojnë me pushtetin qe u është dhënë duke mbrojtur korrupsionin dhe krimet e disa pushtetarëve e ish pushtetarëve të lartë. Pra edhe vetë prokurorët e SPAK nuk mund e as duhet të jenë mbi ligjin”, shkruan ai. Ky reagim i Brozit vjen, pasi prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që urdhëron SPAK-un të hetojë pasurinë e Metës dhe  Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë. Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt të shtetit. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi të mos fillojë hetimet me argumentin vepra penale është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here