Rusia ka paralajmëruar Britaninë e Madhe për planin për pasojat që mund të sjellë dërgimi i avionëve ushtarakë në Ukrainë. Ambasada ruse në Britani ka kërcënuar se ky veprim do të kenë pasoja ushtarake dhe politike për të gjithë kontinentin evropian, shkruan Skynews. Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar udhëtimin e tij të befasishëm në Britaninë e Madhe për të apeluar për dërgimin e avionëve në vendin e tij, duke i quajtur ata “krahë për liri”. Pavarësisht presionit nga ish-kryeministri Boris Johnson për të pranuar kërkesën, pasardhësi i tij Rishi Sunak ende nuk është nënshkruar me planin. Sunak njoftoi më herët planet për të trajnuar pilotët ukrainas, duke u hapur përfundimisht rrugën atyre që të jenë në gjendje të fluturojnë me avionë të standardeve të NATO-s. Zëdhënësi i tij tha gjithashtu se sekretari i mbrojtjes Ben Wallace do të shqyrtojë dërgimin e avionëve si një zgjidhje afatgjatë. Instituti i njohur londinez, Royal United Services Institute (RUSI), që këshillon forcat e armatosura britanike që në fillim të nëntorit, në fazën e debatit për tanke luftarake kishte kërkuar avionë luftarakë për Ukrainën. “Aviacioni luftarak ukrainas ka nevojë për avionë perëndimorë modernë dhe raketa”, për të mbajtur në distancë aviacionin luftarak rus. Sipas institutit edhe “një numër i vogël avionësh perëndimorë luftarakë do të kishte një efekt të madh kërcënues”, shkruan eksperti Justin Bronk. RUSI rekomandon shpërndarjen e avionëve luftarakë perëndimorë në grupe të vogla në Ukrainë. Sipas Bronk “çdo avion luftarak perëndimore që jepet si furnizim shpejt ose në plan afatmesëm duhet të jetë në gjendje të veprojë i shpërndarë, me ekipe të vogla dhe aparatura mobile që të fluturojë edhe nga pista jo të përshtatshme fluturimi për të mënjanuar neutralizimin nga sulmet e raketave ruse.”



































