Google search engine
Home Politike Drejtesi Zbulohen akuzat ndaj Fatmir Mediut, “Gërdeci” do hetohet dhe për pastrim parash....

Zbulohen akuzat ndaj Fatmir Mediut, “Gërdeci” do hetohet dhe për pastrim parash. Gazetari zbardh detajet se çfarë ndodhi në Gjykatë me ish ministrin

0
160

SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, bën me dije se Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Gazetari zbulon se Mediu i mohoi akuzat në gjykatë dhe tha se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.

“Prokuroria e Posaçme ka dërguar në GJKKO dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Gjatë komunikimit që iu bë zotit Mediu të akuzave, ai nuk i pranoi ato duke thënë se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar të gjitha VKM-të e dala për demontimin e armëve në fabrikën e Gërdecit”, tha Ferhati.

Krahas Mediut per të cilin është dorëzuar kërkesa në GJKKO për gjykim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues SPAK ka hapur hetim më vete edhe për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit lidhur me çështjen e Gërdecit.

“Në kuadër të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida”, njofton SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here