SPAK bën kthesë të fortë/ Djali i Berishës po hetohet për pastrim parash? Roland Qafoku detaje për çështjen e nxehtë: Ndryshimi i rrjedhës së dosjes që nuk është hetuar asnjëherë

0
210

Disa ditë pasi mori në pyetje Shkëlzen Berishën, SPAK ka bërë një kthesë të fortë në hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”.

15 vite nga tragjedia me 26 të vdekur në Gërdec, Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, duket se është përballë hetimit të ri. Në lidhje me këtë pedagogu Roland Qafoku theksoi se kjo çështje  ndryshon të gjithë rrjedhjen e dosjes ndërsa shtoi se duhen dhe prova.

“Çdo zyrtar e shpërdoron detyrën 100 herë në 8 orarshin e punës. Akuza shpërdorim detyre është thjesht një politikë penale. Ndërsa pjesa e akuzës së re që ju thatë, është ndryshimi i rrjedhjes së dosjes që nuk është hetuar asnjëherë. Pa dyshim këtu është nën hetim djali i kryeministrit. Se sa është arritur grupi hetimor që të zhbëjë atë që se ka bërë grupi paraardhës hetimor, këtë nuk e dimë sepse duhen prova”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here